Vijojnë sulmet izraelite në Gaza, humbin jetën 10 persona, plagosen dhjetëra të tjerë 06/04 22:36
Zëvendësdrejtori i FBI-së tha se i dyshuari për vrasjet e dy diplomatëve izraelit në Uashington përballet me dënime “të ashpra”.
Don Bongino tha se Elias Rodriguez po intervistohej nga policia dhe FBI-ja.
“Treguesit e hershëm janë se ky është një akt dhune i synuar. Ekipi ynë i FBI-së është plotësisht i angazhuar dhe do t’ju japim përgjigje sa më shpejt të jetë e mundur, pa kompromentuar pista shtesë”, shkroi Bongino në X.
Në një postim më të fundit, Bongino tha se “ndëshkimet do të jenë të ashpra teksa përmblidhet këtë hetim dhe zbulojmë çdo pistë shtesë”.
Top Channel