
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka mirëpritur marrëveshjen e Mbretërisë së Bashkuar me Mauritiusin.
“SHBA-të mirëpresin marrëveshjen historike midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Mauritiusit mbi të ardhmen e Arkipelagut Chagos. Kjo marrëveshje siguron funksionimin afatgjatë, të qëndrueshëm dhe efektiv të objektit të përbashkët ushtarak SHBA-Britani e Madhe në Diego Garcia, i cili është thelbësor për sigurinë rajonale dhe globale.”, ka shkruar Rubio në një postim në rrjetet sociale.
Më tej ai thekson se vlerëson përkushtimin e të dyja palëve duke thënë “Ne e vlerësojmë përkushtimin e të dyja palëve. SHBA-të mezi presin vazhdimin e punës sonë të përbashkët për të siguruar suksesin e operacioneve tona të përbashkëta.”
Kjo marrëveshje përfshin bazën ushtarake jetësore Diego Garcia, e cila do të merret me qira nga qeveria e Mauritiusit.
Top Channel