Artan Lame, ish-kreu i Agjencisë së Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave Informale është ndarë nga jeta në moshën 58-vjeçare.

Ai ndodhej në Gjermani, ku po kurohej pas një ishemie që pësoi disa muaj më parë. Top Channel mëson se Lame nuk ia doli mbanë pas një ndërhyrjeje kirurgjikale në zemër në një spital në Mynih.

Lame drejtoi për gjashtë vite, nga viti 2013-2019 Agjencinë e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave Informale. Më pas, mbajti postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës.

Më herët, mbajti poste të tjera të rëndësishme si Drejtor i Trashëgimisë Kulturore në Ministrinë e Kulturës, Nënkryetar i Bashkisë së Tiranës dhe Zëvendësministër i Territorit dhe Turizmit.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta