Vrasja e Ermir Dedjas dyshohet të jetë një krim i mirëorganizuar dhe i planifikuar në detaje, ku dyshohet se janë përfshirë edhe shtetas të huaj.

Policia e Durrësit ka zbuluar se mjeti i përdorur në këtë atentat, i cili më pas u braktis në Gërdec dhe iu vu flaka, ka hyrë në territorin shqiptar vetëm një ditë para ngjarjes. Sipas raportimit të gazetares së Top Channel, Dorjana Bezat, automjeti është sjellë nga porti i Durrësit nga një shtetas maroken, i cili është larguar nga Shqipëria ditën pas vrasjes, duke e konsideruar “misionin e përmbushur”.

Autoritetet shqiptare po kërkojnë ndihmën e partnerëve ndërkombëtarë për të lokalizuar dhe arrestuar shtetasin maroken të dyshuar.

Në kuadër të hetimeve për sigurimin e kushteve të këtij atentati me tipare mafioze, policia e Durrësit ka identifikuar edhe një tjetër person me kombësi shqiptare, i cili gjithashtu është shpallur në kërkim.

Kjo është hera e parë që në një atentat në Shqipëri përdoret një automjet i sjellë nga jashtë vendit, sepse në shumicën e rasteve, grupet kriminale përdorin makina të vjedhura brenda vendit.

Grupi hetimor dyshon se bëhet fjalë për një vrasje me motive hakmarrjeje, pasi Dedja dyshohet se ka qenë i përfshirë në ngjarje të mëparshme kriminale si autor.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta