Disa persona janë plagosur në një sulm me thikë në Holandë.

Një oficer policie ishte midis të dëmtuarve, ndërsa të paktën një person thuhet se është ende në gjendje shumë të rëndë.

Shërbimet e emergjencës u thirrën në vendngjarje në Hoofddorp, qytetin kryesor në Haarlemmermeer, në Holandën veriore, herët këtë mëngjes.

Policia tha në një deklaratë se mori një raport për një incident me thikë në Fanny Blankers-Koenlaan rreth orës 6 të mëngjesit.

“Ka disa viktima, përfshirë një koleg. Autoambulanca të shumta janë në vendngjarje”, tha Eenheid Noord-Holland në një deklaratë.

Mediat lokale raportuan se oficeri i plagosur është dërguar në spital, me një makinë policie.

Nuk ishte menjëherë e qartë se çfarë e shkaktoi incidentin. Policia po heton aktualisht dhe ka mbyllur rrugën.

Pamjet nga vendi i ngjarjes treguan një kordon policie në një rrugë në qytet.

Policia nuk ka zbuluar identitetin e të plagosurve, ose natyrën e plagëve, përveç faktit se një person ishte plagosur rëndë.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta