Presidenti i Afrikës së Jugut mbërrin në Shtëpinë e Bardhë, takohet me Trump

21/05/2025 18:42

Presidenti i Afrikës së Jugut, Cyril Ramaphosa, sapo mbërriti në Shtëpinë e Bardhë në Uashington dhe është takuar me presidentin Donald Trump.

Takimi është cilësuar si një angazhim tregtar, por qeveria e Afrikës së Jugut tha se “ripërcaktimi i marrëdhënieve dypalëshe, ekonomike dhe tregtare” ishte fokusi specifik i vizitës së Ramaphosës në SHBA.

Marrëdhëniet midis dy kombeve kanë qenë të tensionuara që kur Trump ngriu ndihmën për Afrikën e Jugut në shkurt për shkak të pretendimeve se po keqtrajtonte popullsinë e saj pakicë të bardhë.

Kujtojmë se në mars, SHBA- të dëbuan ambasadorin e Afrikës së Jugut.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta