
Shqiptarët konsumojnë kripë gati tre herë me shumë se normat e rekomanduara.
Për herë të parë është kryer një studim nga Instituti i Shëndetit Publik dhe QSUT me qytetarë në Tiranë ku rezultatet janë alarmante.
“Rezultoi se konsumonim 13.8 gram kripë në 24 orë, ndërkohë që OBSH rekomandon më pak se 5 gram kripë në 24 orë”, shprehet Ledio Çollaku, mjek, klinika Interne, QSUT.
Konsumimi i tepërt i kripës çon ne rritjen e presionit te larte te gjaku i cili është kthyer shqetësim për shëndetit publik pasi 35% e te rinjtë 18 vjeç e lart në vendin tonë janë me hipertension dhe ky i fundit shkakton goditje në tru e rrjedhimisht rritje te vdekshmërisë
“Për të ulur zhivën e aparatit te tensionit me vetëm 5 milimetra duhet te ulim sasinë konsumit te kripës aq sa thotë OBSH me pak se 5 gram“, shton Çollaku.
Mjeket thonë nëse doni te jetoni gjate reduktoni kripën në dietën tuaj. Por si ta bëjmë ketë ?
“Reduktoni kripën, 67% te kripës e marrim në ushqimet e procesuara, në sallame”, shton më tej ai.
Në restorante jashtë nëse te duhet kripe shtese duhet ta kërkosh e kundërta ndodh në restorantet në Shqipëri ku kripën në tavolinë.
Top Channel