Albin Kurti iu rikthye idesë së një koalicioni me LDK-në, i palëkundur nga refuzimet e saj.

Kryeministri në detyrë i Kosovës e nënvizoi se bashkë me Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe tre mandatet e Nismës, mund të bëjnë 80 deputetë më parlament.

“Unë i kam ofruar LDK-së mundësinë për koalicion, sepse e konsideroj si më të afërt për bashkëqeverisje, përsa i takon orientimeve dhe përvojave, por edhe sa i përket elektorateve tona. Them se ky do të ishte koalicioni i duhur. Vetëvendosje plus LDK, plus pakicat joserbe, do të bëhej shtatëdhjetë e shtatë deputetë. 57 jemi, edhe 20 të LDK-së do të bëheshim 77. Madje nëse na shtohen edhe tre të Nismës do bëhemi 80-të. Edhe për marrëveshjet ndërkombëtare, kjo besojmë që është rruga e duhur përpara. Unë nuk jam për zgjidhje me qeveri teknike, qeveri tranzicionale, të cilat e lënë Kosovën pa opozitë”.

Më herët, Kurti insistoi se kandidatura e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit të Kosovës është vendim i partisë dhe nuk do të tërhiqet, ndërsa u shpreh i gatshëm për kompromis për qeverinë.

Haxhiu konsiderohet si figurë përçarëse nga dy parti parlamentare: Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, të cilat kërkojnë që LVV-ja të nxjerrë emër tjetër për kryetar të Kuvendit.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta