Kosovë, dështon për të 19-tën herë konstituimi i Kuvendit!
21/05/2025 15:52
Ka dështuar për të 19-tën herë konstituimi i Kuvendit të Kosovës.
As të mërkurën nuk pati kuorum për vendimmarrjen mbi komisionin për votimin e fshehtë, gjë që bëri të ndërprehet seanca për të vazhduar 23 maj në orën 11:00.
Partia Demokratike e Kosovës vazhdon të kërkojë ndërrimin e emrit të kryeparlamentarit në mënyrë që të zhbllokohet Kuvendi.
Lidhja Demokratike e Kosovës thotë se duhet të ketë marrëveshje politike për të shkuar të zgjidhja.
Top Channel