Kaja Kallas qëndron nesër në Kosovë, në kuadrin e një turi në Ballkanin Perëndimor që e çon shefen e BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë edhe në Serbi e Maqedoninë e Veriut.

“Në Kosovë, Kallas do të takohet me përfaqësues të partive politike dhe të organizatave të shoqërisë civile”, theksohet në njoftimin e BE-së. Vizita e kryediplomates europiane në Prishtinë vjen në një kohë kur autoritetet kosovare i kanë shtuar thirrjet për heqjen e masave shtrënguese të Brukselit, madje tani pretendojnë që kjo gjë të ndodhë përpara vazhdimit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve me Beogradin.

Bashkimi Europian vetë insiston që të ketë shtensionim situate në Kosovë, qeveria e së cilës ka vazhduar mbylljen e institucioneve paralele serbe në veri të vendit, duke nxitur reagimin e bllokut. Në Prishtinë, Kallas pritet të vizitojë edhe Misionin e BE-së për Sundim të Ligjit (EULEX), si dhe komandantin e misionit paqeruajtës të Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) në Kosovë – KFOR, Enrico Barduani.

Përpara vizitës në Kosovë, Kallas ndalon në Serbi ku planifikon takime me presidentin Aleksandar Vuçic, kryeministrin Gjuro Macut, si dhe ministrin e Jashtëm, Marko Gjuric. Në Shkup ndërkohë, ajo do të takohet me kryeministrin Hristijan Mickoski, e do të hapë në kryeqytetin maqedonas “ Dialogun e parë për Siguri dhe Mbrojtje ndërmjet BE-së dhe Maqedonisë së Veriut”.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta