Shpallet vendimi, ish-prokurori i Vlorës dënohet me 2 vite e 8 muaj burg
20/05/2025 10:35
Gjykata e Posaçme shpall vendimin për ish-prokurorin e Vlorës, Aurel Zarka.
Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha raporton se trupa gjyqësore, e përbërë nga gjyqtarët Erjon Çela, Bibe Ndreca dhe Rudina Palloj, ka vendosur 4 vite burg me gjykim të shkurtuar 1/3, me dënim përfundimtar 2 vite e 8 muaj dhe dënim plotësues 5 vjet jashtë funksioneve publike.
Akuzat që rëndojnë ndaj Zarkës janë ushtrimi i ndikimit të paligjshëm dhe korrupsioni mbasi sic deklaroi prokurori që e hetoi, ai komunikon përmes aplikacionit Sky Ecc me ish-oficeren Erjona Daupaj për të ndërhyrë në fatin e dosjes Toyota Auris, si dhe në dy çështje të tjera në qytetin bregdetar.
Top Channel