
Është vënë në pranga nga policia e Tiranës një 23 vjeçar, ndërsa në gjendje të lirë ka nisur procedimi për dy motra dhe 3 të rinj të tjerë, pas përfshirjes në një sherr të dhunshëm një ditë më parë në kryeqytet.
Konkretisht u arrestua shtetasi K. K., 23 vjeç, dhe u proceduan në gjendje të lirë për shtetasit L. G., 25 vjeçe dhe E. G., 25 vjeçe (motra), Sh. Ll., 20 vjeç, K. H., 20 vjeç dhe K. N., 20 vjeç.
Dje, në ambientet e një lokali, në rrugën “Reshit Petrela”, 23-vjeçari është konfliktuar me shtetasit Sh. Ll., K. H. dhe K. N. dhe gjatë konfliktit shtetasi K. K. ka dëmtuar lehtë me mjet prerës, shtetasin Sh. Ll.
Gjithashtu, shtetasi K. K., gjatë ndërhyrjes së punonjësit të Policisë Rrugore në shërbim, i ka marrë atij armën e shërbimit dhe e ka hedhur disa metra me tej.
Në këtë moment kanë ndërhyrë dhe 2 shtetaset, të cilat kanë kundërshtuar punonjësin e Policisë, sqaron policia.
Top Channel