
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, njoftoi sot se është miratuar paketa e 17-të e sanksioneve kundër Rusisë.
Sakaq ajo theksoi se është duke u përgatitur një paketë e 18-të, e cila do të përfshijë masa të mëtejshme të ashpra.
“Është koha për të rritur presionin mbi Rusinë për të arritur një armëpushim” në Ukrainë, tha ajo në një postim në platformën X, pas një bisede telefonike që pati me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.
Just off the phone with @ZelenskyyUa.
We are coordinating closely on the next steps.
Europe has just adopted its 17th package of hard-biting sanctions.
An 18th package is being prepared with further hard hitting sanctions.
It’s time to intensify the pressure on Russia to…
— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) May 20, 2025
Më parë, Ministri i Jashtëm gjerman Johann Vandevoll nënvizoi gatishmërinë e Shteteve të Bashkuara për të shqyrtuar vendosjen e sanksioneve shtesë kundër Rusisë, duke theksuar se për sa kohë që Vladimir Putin nuk tregon prirje për negociata serioze, evropianët do të jenë të gatshëm të përshkallëzojnë masat ekzistuese.
Top Channel