“Jemi gati të bisedojmë me Kinën me barazi dhe dinjnitet”, presidenti i Tajvanit: Paqja është e paçmueshme

20/05/2025 14:35

Presidenti i Tajvanit, Lai Ching-te, tha sot, duke shënuar një vit që nga marrja e detyrës, se është i gatshëm të flasë me Kinën, por në të njëjtën kohë duhet të “përgatitet për luftë për të shmangur luftën”.

Kina pretendon sovranitet mbi arkipelagun e Tajvanit dhe ka kërcënuar të përdorë forcën për ta marrë nën kontroll.

Lai Ching, 65 vjeç, një mbështetës i vendosur i sovranitetit të Tajvanit, tha se Tajvani ishte “i gatshëm” të fliste me Kinën në kushte që do të siguronin “barazi dhe dinjitet”.

“Paqja është e paçmuar dhe nuk mund të ketë fitues pas një lufte”, tha Lai.

“Por nuk mund të mashtrohemi”, shtoi presidenti, i cili u zotua të vazhdojë forcimin e aftësive tona mbrojtëse kombëtare.

“Ne do të punojmë në mënyrë aktive me partnerët tanë ndërkombëtarë, krah për krah, për të ushtruar frenim, për t’u përgatitur për luftë për të shmangur luftën dhe për të arritur paqen”, tha ai.

Që kur Lai mori detyrën në vitin 2024, Pekini ka mbajtur disa ushtrime në shkallë të gjerë rreth ishullit kryesor të Tajvanit.

Në të njëjtën kohë, Partia Kuomintang, opozita në Tajvan, e ka quajtur Lai-n një “diktator” dhe e ka akuzuar atë se e ka futur arkipelagun në rrugën e luftës kundër Pekinit.

Nga ana e saj, Partia Demokratike Progresive, të cilës i përket Lai, ka thënë se Kuomintang është një organ i Kinës dhe po dëmton sigurinë e Tajvanit.

Sot, presidenti Lai tha se qeveria e tij dëshiron të “forcojë bashkëpunimin midis partive politike” dhe se ekipi i tij, i cili është përgjegjës për çështjet e sigurisë kombëtare, do të fillojë të konsultohet me opozitën në takimet e sigurisë kombëtare.

“Ne mund të shkëmbejmë pikëpamje me ndershmëri, të diskutojmë çështjet kombëtare dhe të punojmë së bashku për të adresuar sfidat e vendit”, tha presidenti.

Nën presionin e Shteteve të Bashkuara për të zhvendosur prodhimin e gjysmëpërçuesve, të cilët janë thelbësorë për një gamë të gjerë pajisjesh elektronike, Tajvani nuk do t’i fusë “të gjitha vezët në një shportë”, tha Lai.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta