Grushti i shtetit në 1998, ish truproja e Fatos Nanos rrëfen detajet: Disa ikën nëpër tunele, ish kryeministri shkoi në Dajt, më pas…

20/05/2025 22:15

Ish truproja i Fatos Nanos, Viktor Agolli zbuloi detaje nga grushti i shtetit i 14 shtatorit të vitit 1998.

Atë ditë në Tiranë u organizua një grusht shteti me në krye Sali Berishën, pas vrasjes së Azem Hajdarit.

Grupe të armatosura pushtuan për disa orë Kryeministrinë, RTSH, Gjykatën Kushtetuese, Ministrinë e Drejtësisë, Ministrinë e Kulturës, ndërsa një granatë u hodh në zyrën e kryetarit të Kuvendit, Skënder Gjinushi. Berisha kërkonte dorëheqjen e Fatos Nanos, ndërsa e akuzonte për vrasjen e Azem Hajdarit.

Agolli: Ishte mbledhja e qeverisë, dikush ruante shtëpinë, të tjerë të koordinuar sipas udhëzimeve që na kishte dhënë komandanti i Gardës, ca kaluan gardhin, ca nga tuneli, i fundit fare ka ikur Edi Rama, ka dalë nga mbrapa ku del tek RTSH, Nano ka dalë në Dajt, më pas nga Librazhdi në Strugë, ishin 5-6 vetë, unë kam ruajtur vilën me dy kolegë të mi. I vetmi rast që ka pranu që ta komandonim ne.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta