“Donin të na vrisnin në Lazarat”/ Rrëfehet truproja e Fatos Nanos: Kërcisnin armët, na shpëtoi…

20/05/2025 22:48

Ish-truproja e ish-kryeministrit Fatos Nano, Viktor Agolli, rrëfeu në “Top Story” një incident në shtator 1999, kur iu rrezikua jeta në Lazarat.

Sipas Agollit, që në atë kohë shoqëronte zëvendës kryeministren Makbule Çeço, një grup personash të armatosur tentuan t’i vrisnin. “Ishim të mbaruar, nëse nuk do ndërhynte kryetari i Komunës”, tha ai, duke treguar se në atë periudhë ishte ish-deputeti Asllan Dogjani që drejtonte Policinë e Gjirokastrës, por ngjarja nuk u parandalua.

“Në shtator 99, na kanë qëlluar në Lazarat, me Makbule Çeçon, zëvendës kryeministre dhe drejtor policie ka qenë Asllan Dogjani. Unë kam qenë shoqëruesi personal. Atje kishte jo armë po… ç’të them. Kemi shpëtuar kot. Falënderoj Dashamir Alikon, kryetar i komunës, që i mblodhi ata. Se ne ishim të gjithë të mbaruar. Për këtë, ke dëshmitar ish-deputetin Asllan Dogjani, ka qenë drejto i policisë në Gjirokastër”.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta