Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Fier–Patos, në fshatin Portëz.

Një automjet tip Ford është përplasur me autobusin e linjës Fier–Roskovec.

Si pasojë e përplasjes ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit Ford, i cili është transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal të Fierit për ndihmë mjekësore.

Në vendngjarje ka mbërritur policia, e cila po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta