Java e Europës/ Nis zyrtarisht me një program të larmishëm në 9 qytete

19/05/2025 20:03

Java e Europës nisi zyrtarisht me një program të larmishëm të shtrirë në 9 qytete, ku deri më 31 maj do shpalosen 30 aktivitete për të afruar më tej Europën me Shqipërinë.

Aktiviteti i hapjes u shënua nga një diskutim simbolik mbi pyetjen thelbësore: “Çfarë na bën europianë?” …një reflektim mbi identitetin, unitetin dhe vlerat që na bashkojnë.

“Java e Evropës na fton të mendojmë për atë që do të thotë të jesh europian, sot dhe në të ardhmen. Është një mundësi për t’u bashkuar përmes kulturës në histori, muzikë, lëvizje, imazhe. Një ftesë që ta ndiejmë Europën, në një mënyrë të re. Duam të reflektojmë mbi çfarë do të thotë të jesh europian, përtej definicioneve zyrtare. Çfarë është ajo që na bashkon? Ndoshta pikërisht shumëllojshmëria: ajo që e bën Europën unike”-u shpreh ambasadori Silvio Gonzato.

Nën moderimin e akademikes Belina Budini, ambasadorë, përfaqësues të qeverisë, studentë, artistë e aktivistë ndan perspektiva të ndryshme mbi përvojat europiane dhe kontributin që duhet në vazhdim.

“Si kërkuese shkencore dhe si profesore komunikimit, mendoj  është shumë e rëndësishme që çdo aktor të japë kontributin e tij. Nga universitetet, mediat te diplomacia dhe aktorët e shoqërisë civile, të gjithë janë pjesëmarrës aktivë në ndërtimin e narrativave për Evropën; për të qenë sa më gjithpërfshirëse. Europa nuk është një muze, është një projekt i gjallë. Dhe për këtë, të gjithë ne duhet të angazhohemi në mënyrë më proaktive”-u shpreh dekania Belina Budini.

“Kur isha përfaqësuese e lartë e BE-së, në atë kohë, e shihja Bashkimin Evropian me sytë e të tjerëve; sepse kur je europian brenda Bashkimit Evropian, nuk ndien fuqinë e vërtetë. Shumica e bashkëbiseduesve të mi, në mos të gjithë, më thoshin: “E kupton ti? Po jeton në vendin më të mirë për të jetuar – në Europë.” Me gjithë të metat tona, kur shihen nga jashtë, ato zbehen – sepse Europa është ende vendi më i mirë për të qenë. Dhe kjo është arsyeja pse kaq shumë duan të hyjnë, me pasion”-u shpreh rektorja Mogherini

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta