Kryekomisioneri i KQZ Ilirjan Celibashi ka dalë këtë të hënë në një deklaratë për mediat, në lidhje me vijimësinë e procesit të numërimit të fletëve të votimit për diasporën.

Ai tha se nga diaspora kanë mbërritur 201795 fletë votimi, nga të cilat 1971 kanë qenë të pavlefshme.

“Numri total i fletëve të votimit është me rëndësi, sikurse e dini jo çdo zarfi mbërritur në Shqipëri ka pasur 100% të rasteve e të tij zarfin B. 199824 fletë votimi të vlefshme, 1971 janë të pavlefshme. 201795 votues nga jashtë në total”, tha Celibashi.

I pyetur çfarë ndodh nëse kandidatët kërkojnë rinumërim për votat e Greqisë, ai tha se nuk ka kompetencë për ta vendosur këtë, por nëse institucionet përgjegjëse do të vendosnin rinumërim, atëherë do merret vendimi nga KQZ.

“Nëse verifikohen shkelje të ligjit dhe nëse janë të tilla që ndikojnë në rezultat, do të merret vendim. Nuk kam kompetenca ta them këtë”, tha ai.

 

 

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta