Britania “e penduar” për Brexit? Afrohet me BE-në, arrihet marrëveshja kyçe!

19/05/2025 12:14

Mbretëria e Bashkuar dhe Bashkimi Europian kanë rënë dakord për një marrëveshje të re, e cila përfshin një ujdi 12-vjeçare për anijet e peshkimit të bllokut në ujërat britanike.

Kryeministri Keir Starmer, i cili pret sot një samit të liderëve të BE-së në Londër – pati “përparime” të ndjeshme në bisedimet e zhvilluara mbrëmjen e së dielës, pohuan burime qeveritare, edhe pse disa pjesë të paktit janë ende objekt negocimi, duke këtu përfshirë një skemë të lëvizshmërisë së të rinjve, sikurse raporton BBC.

Samiti i sotëm synon të “rivendos” marrëdhëniet, pasi Britania e Madhe u shkëput nga BE më 31 janar 2020. Të gjitha këto lëvizje kanë nxitur pyetjet nëse Mbrëtëria e Bashkuara po tenton të lëvizë sërish drejt bllokut europian. Faktin që Starmer do të presë liderët më të lartë të BE-së për të nisur një “partneritet” të ri, Pedro Serrano, ambasadori i BE-së në Londër, e ka përshkruar atë si “kulminacionin e kontakteve të zgjeruara në nivelet më të larta që nga zgjedhjet e korrikut 2024 në Angli”.

Konservatorët britanikë paralajmërojnë se ky i sotmi do të jetë një samiti  dorëzimit, ndërsa kanë zëra që flasin “për shitje të madhe” apo zhbërje të Brexitit. Liberal demokratët flasin për “një mundësi e madhe” që Britania e Madhe mund të humbasë. Vetë Starmer është përpjekur të shpjegojë, nga sa nënvizon BBC, se “pragmatizmi serioz mposht politikën performative” duke ofruar gjëra praktike që do të përmirësojnë jetën e njerëzve. Për momentin, mësohet se në qendër të takimi do të jetë një pakt të ri sigurie MB-BE, për të cilin është punuar për muaj të tërë, dhe që shumë ekspertë të industrisë besojnë se mund t`i japë një shtysë të fortë ekonomisë së Mbretërisë së Bashkuar, sidomos në raport me mbrojtjen.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta