Angelina Jolie u rikthye në Festivalin e Filmit në Kanë, katërmbëdhjetë vjet pas paraqitjes së saj të fundit, me një pamje elegante që kombinonte luksin dhe shkëlqimin kinematografik.

Aktorja dhe regjisorja hollivudiane, e njohur edhe për punën e saj të rëndësishme bamirëse, mori pjesë këtë vit për të dhënë çmimin Trophée Chopard, duke nderuar dy figura në ngritje në kinemanë botërore.

Për këtë rast, Jolie u shfaq me një fustan nudo nga shtëpia italiane e modës Brunello Cucinelli dhe e kompletoi pamjen e saj me një gjerdan diamanti, vathë mbresëlënës dhe një model flokësh të thjeshtë.

@vogueitalia
Pas katërmbëdhjetë vitesh mungesë, #AngelinaJolie rikthehet triumfalisht në Croisette të #Kanës si nëna e Trophée Chopard, duke shenjtëruar edhe një herë një figurë poliedrike dhe të domosdoshme të kinemasë globale. Herën e fundit që Jolie eci në tapetin e kuq të Kanës ishte në vitin 2011 për filmin “The tree of life”, ndërsa tani ajo kthehet me një rol që e luan vetë: atë të një udhërrëfyese dhe mentoreje për brezat e rinj. 
 #ModaTiktok

Kthimi i saj u bë gjatë premierës së filmit të Ari Aster, Eddington, me aktorët kryesorë Emma Stone, Pedro Pascal dhe Austin Butler. Tapeti i kuq në ditën e katërt të Festivalit të 78-të të Filmit në Kanë mblodhi yje ndërkombëtarë dhe u konsiderua si më mbresëlënësi deri më tani, me emra si Natalie Portman që plotësonin një kast pjesëmarrësish që tërhoqën blicet e fotografëve.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta