VIDEO/ “Zjerm” fiton edhe zemrat rivalëve! Momenti kur konkurrentët e tjerë të Eurovisionit kërcejnë gjatë performancës së Shkodrës Elektronike

18/05/2025 17:05

Pas një nate të mbushur me emocione, Eurovision u mbyll me fitoren e Austrisë, ndërkohë që “Zjerm” e Shkodrës Elektronike arriti ta mbyllte në vendin e tetë, duke fituar zemrat e publikut.

Nga vota e jurisë ndërkombëtare, Shqipëria mori vetëm 45 pikë, ndërsa publiku i dha plotë 173 pikë.

Por “Zjerm” nuk preku vetëm zemrat e publikut, por edhe ato të rivalëve të saj. Në disa video të postuara në rrjetet sociale, shihet momenti kur konkurrentët e tjerë të Eurovisionit, përfshirë këngëtarin JJ që arriti të fitonte, kërcejnë të gjithë së bashku ndërkohë që Shkodra Elektronike performonte në skenë.

Kliko këtu për videon!

Sipas fansave, ky gjest ka treguar unitetin e krijuar mes artistëve që performuan në skenën më të madhe të muzikës europiane, duke e lënë pas garën për një moment dhe duke zgjedhur të shijonin performancën rrëqethëse e Shqipërisë.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta