Kohë kryesisht e qëndrueshme, reshje të dobëta në veri dhe lindje, ja si parashikohet moti këtë të dielë
18/05/2025 08:52
Vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak (SHMU), moti parashikohet me kthjellime dhe vranësira kalimtare të pakta deri mesatare në pjesën më të madhe të territorit.
Megjithatë, në zonat veriperëndimore dhe në relievet malore lindore priten vranësira herë pas here më të dendura, të shoqëruara me reshje të dobëta dhe lokale shiu.
Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – veriperëndim me shpejtësi mesatare deri në 6 m/s. Në lugina dhe përgjatë bregdetit, era do të jetë më e theksuar, me shpejtësi që mund të arrijë deri në 10 m/s.
Sa i përket gjendjes së detit, parashikohet valëzim i lehtë, me forcë 1 deri në 2 ballë.
Top Channel