
Justin Bieber është parë i tensionuar gjatë fundjavës në Los Angeles, vetëm një ditë pasi reagoi për herë të parë ndaj thashethemeve që e lidhnin me reperin Sean “Diddy” Combs, i cili përballet me akuza të rënda për trafikim seksual.
Zërat se Bieber mund të kishte qenë viktimë e abuzimit në adoleshencë u përhapën pas rishfaqjes së një videoje të vjetër me Diddy-n, të cilën fansat e cilësuan “shqetësuese”. Megjithatë, në një deklaratë për mediat, këngëtari theksoi:
Nuk jam një nga viktimat e Diddy-t. Por ka njerëz që janë lënduar vërtet prej tij dhe është e rëndësishme që drejtësia për ta të mos anashkalohet.
Sipas burimeve për TMZ, marrëdhënia e Bieber me Diddy-n ka qenë sipërfaqësore dhe e kufizuar në dalje publike.
Ai ishte më i afërt me djemtë e Diddy-t sesa me vetë artistin.
Ndërkohë, Justin është përballur edhe me spekulime për vështirësi në martesën e tij dhe probleme financiare.
Në një dalje me mikun e tij Harry Hudson, ai u duk i tërhequr dhe i lodhur, duke shtuar shqetësimet për gjendjen e tij emocionale.
Nga ana tjetër, bashkëshortja e tij Hailey Bieber është parë në Beverly Hills me mikeshën Lori Harvey, në një dalje të qetë dhe pa shumë vëmendje publike.
Një burim për “DailyMail” tha se Justin është i tronditur nga lidhjet e së kaluarës me njerëz që tani rezultojnë të jenë të përfshirë në çështje të rënda:
Ai është mbyllur dhe nuk është gati të flasë. Shumë nga ata që e ndihmuan në fillimet e karrierës kishin lidhje të ngushta me Diddy-n – kjo e ka goditur fort.
Top Channel