Partia Socialdemokrate u rendit forcë e tretë në këto zgjedhje parlamentare, duke marrë tre mandate.

Në një reagim në rrjetet sociale kreu i PSD Tom Doshi ka falënderuar të gjithë votuesit që e kanë besuar, teksa shton se 3 deputetët e kësaj partie do të jenë zëri i 50 mijë votuesve në Kuvendin e ti.

Reagimi i Tom Doshit:

Sot dua të falenderoj nga zemra 50 mijë shqiptarët, nga gjithë qarqet e vendit, Shkodër, Kukës, Tiranë, Korçë, Fier, Durrës, Elbasan, Lezhë, Dibër, Vlorë, Berat, Gjirokastër e Diasporë të cilët na besuan dhe votuan. Ju jeni forca jonë dhe arsyeja pse vazhdojmë të ecim përpara, mbi të gjitha për të ba ma t’mirën për ju.

Pavarësisht një lufte të ashpër nga të gjitha forcat politike, pavarësisht shumicës së mediave e portaleve kundër, ne ia dolëm! Ne ia dolëm me 50 mijë vota, me një numër të jashtëzakonshëm anëtarësh dhe aktivistësh vullnetarë, dhe me 3 deputetë të legjislaturës së ardhshme të cilët do jenë zëri juaj në Parlament!

Partia Socialdemokrate dhe unë do punojmë pa u lodhun e pa u ndalun për ta bërë realitet kontratën tonë socialdemokrate, kontrarën tonë me votuesit, me shtresat në nevojë, me njerëzit e vujtun, me ata që kanë nevojë të dëgjohen e të përkrahen!

Një falenderim i veçantë i shkon votuesve të mi besnikë në Shkodër, Vaun e Dejës, Malësinë e Madhe, Pukë e Fushë Arrëz. Besnikeria që kemi ndaj njani tjetrit asht po aq e palëkundun sa dashuria për familjen e besimi në Zot.

Shkodra, Malësia e Madhe, veriu do jenë tan jetën shtëpia jeme. E gjithë Shqipëria ashtë shtëpia jonë, ku socialdemokratët kanë gjetun jo vetëm përkrahje por kanë marrë respektin që meritojnë.

Misioni vazhdon!

I juaji,

Tom Doshi

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta