
Shkon në dy numri i të arrestuarve në lidhje me zjarrëvënien në shtëpinë e kryeministrit të Britanisë së Madhe, Keir Starmer.
Sot ka rënë në pranga një 26-vjeçar, i cili dyshohet për komplot për zjarrëvënie të qëllimshme dhe rrezikimin e jetës. Më herët në pranga ka rënë edhe një 21-vjeçar.
Arrestimi li tij lidhet me tre incidente: një zjarr në një automjet në Kentish Town, një zjarr në shtëpinë private të kryeministrit në të njëjtën rrugë dhe një zjarr në një adresë ku ai jetonte më parë në veriperëndim të Londrës.
Fatmirësisht nga zjarri nuk pati asnjë të lënduar, pot pati dëme materiale.
Theksojmë se Starmer e ka dhënë banesën me qira. Më 8 maj, një makinë që Sir Keir ia shiti një fqinji në vitin 2024 u përfshi nga flakët në të njëjtën rrugë.
Top Channel