Tensionet në kufirin Tajlandë-Kamboxhia, qeveria kamboxhiane akuzon tajlandezët për thyerjen e armëpushimit të ndërmjetësuar nga Trump
Kryeministri Edi Rama nuk kurseu batutat në Forumin ndërkombëtar FII, platforma globale që mbledh liderë politikë, drejtues të koorporatave më të mëdha në botë për diskutimin e inovacionit, investimeve dhe të ardhmes së ekonomisë botërore.
Teksa iu drejtua presidentit francez, Emmanuel Macron, Rama tha se këtë herë qeveria shqiptare ia kaloi Francës, duke organizuar e para Samitin e Komunitetit Politik Europian.
“U ndjeva i fuqizuar kur e dëgjova Emanuelin të thoshte pse të vijë në Tiranë, duhet të vijë në Franca para. Më në fund bëmë një gjë para Francës, që është një fillim i mirë”.
Një tjetër batutë e kishte për motin, duke “fajësuar’ kryeministrin britanik, Keir Starmer, për shiun në Tiranë, ndërsa iu drejtua presidentit francez: “E shihni sot, kemi diell”.
“Ka vetëm një gjë që nuk ia dolëm dot të bënim, sepse mëngjesin e një ditë më parë patëm Keir Starmer që erdhi nga Britania për një vizitë dypalëshe dhe solli me vete kaq shumë shi, saqë e gjithë dita e djeshme ishte nën retë politikës britanike, E shihni sot, kemi diell, me mbretin diell këtu, pra mbreti i dytë diell”, tha Rama.
Top Channel