“Starmer solli shi, Macron diell”, Rama batuta me presidentin francez në Forumin Ndërkombëtar Ekonomik: Të paktën një gjë e bëmë para jush…

17/05/2025 12:34

Kryeministri Edi Rama nuk kurseu batutat në Forumin ndërkombëtar FII, platforma globale që mbledh liderë politikë, drejtues të koorporatave më të mëdha në botë për diskutimin e inovacionit, investimeve dhe të ardhmes së ekonomisë botërore.

Teksa iu drejtua presidentit francez, Emmanuel Macron, Rama tha se këtë herë qeveria shqiptare ia kaloi Francës, duke organizuar e para Samitin e Komunitetit Politik Europian.

“U ndjeva i fuqizuar kur e dëgjova Emanuelin të thoshte pse të vijë në Tiranë, duhet të vijë në Franca para. Më në fund bëmë një gjë para Francës, që është një fillim i mirë”.

Një tjetër batutë e kishte për motin, duke “fajësuar’ kryeministrin britanik, Keir Starmer, për shiun në Tiranë, ndërsa iu drejtua presidentit francez:  “E shihni sot, kemi diell”.

“Ka vetëm një gjë që nuk ia dolëm dot të bënim, sepse mëngjesin e një ditë më parë patëm Keir Starmer që erdhi nga Britania për një vizitë dypalëshe dhe solli me vete kaq shumë shi, saqë e gjithë dita e djeshme ishte nën retë politikës britanike, E shihni sot, kemi diell, me mbretin diell këtu, pra mbreti i dytë diell”, tha Rama.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta