Shqipëria trajnon ukrainasit! Kryeministri Starmer falenderoi në Tiranë ushtarakët e operacionit “Interflex”

17/05/2025 15:37

Shqipëria është bërë pjesë e trajnimit ushtarak të civilëve ukrainasve të cilët më pas shkojnë në frontin e luftës.

Kjo është zbuluar nga kryeministri britanik Sir Keir Starmer gjatë vizitës në Muzeun e Forcave të armatosura nga ku falënderojë ushtarakët britanik dhe ata shqiptarë të përfshirë në operacionin e trajnimit të quajtur Operation Interflex.

“Puna në të cilën jeni të angazhuar aktualisht, që është trajnimi për ukrainasit, është e një rëndësie të dorës së parë. Kam qenë vetë në trajnimin e Interflex për ta parë atë të ofruar në disa raste. Profesionalizmi dhe përkushtimi janë në një nivel shumë të lartë dhe janë me rëndësi të madhe për ukrainasit, të cilët pasi përfundojnë atë trajnim shkojnë në vijën e frontit, jo vetëm për të mbrojtur vendin e tyre, por edhe vijën e frontit të vlerave tona të lirisë dhe demokracisë”, tha Starmer.

Top Channel ka mësuar se, përmes Operation Interflex financuar nga britanikët deri më tani janë trajnuar 51,000 ukrainas.  Shqipëria është një prej 13 vendeve të përfshira në këto trajnime.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta