
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov zhvilloi një bisedë telefonike me Sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubion të shtunën pasdite, një ditë pas bisedimeve të drejtpërdrejta midis rusëve dhe ukrainasve në Stamboll.
Lavrov pranoi rolin konstruktiv të SHBA-së në rifillimin e negociatave midis Moskës dhe Kievit pas vitit 2022, duke lavdëruar kështu presidentin amerikan Donald Trumpin.
Në të njëjtën kohë, ai konfirmoi gatishmërinë e Rusisë për të vazhduar bashkëpunimin me Uashingtonin për të zgjidhur çështjen ukrainase.
“Lavrov vuri në dukje rolin pozitiv të Shteteve të Bashkuara, i cili kontribuoi në pranimin përfundimtar nga Kievi të propozimit të Presidentit rus Vladimir Putin për të rinisur negociatat në Stamboll. Ai konfirmoi gatishmërinë e Moskës për të vazhduar bashkëpunimin me homologët e saj amerikanë në këtë kontekst”, tha Ministria e Jashtme ruse.
Top Channel