Goca & Gra, programi më i dashur për publikun që ka thyer rekorde audience në sezonet e kaluara, rikthehet këtë të shtunë në mbrëmje në ekranin e Top Channel.

Projekti që mban autorësinë e Saimir Muzhakës bën bashkë pesë moderatore, që njëkohësisht janë të ftuarat në studio për të diskutuar mbi tema të nxehta të aktualitetit dhe çështje të mprehta, parë nga një këndvështrim ndryshe.

Këtë herë, moderatoreve Rudina Dembacaj dhe Egla Ceno u bashkohen Gerta Gixhari, Loredana Brati dhe Kleoniki Delijorgji. Nga provat gjenerale, ku gjithçka po bëhet gati për mbrëmjen e sotme, gocat dhe gratë ndajnë emocionet dhe surprizat…

Ka një energji super pozitive, unë jam e lumtur që jam sërish në këtë edicion. Do ta shijoj aq sa mundem, ashtu si di dhe mezi po pres. Zoti mbajtë dorën se nuk e dimë si do zhvillohet… por sigurisht që do jetë On Top“, rrëfen Egla Ceno

Më pëlqeu shumë rikthimi, edhe pse jo një sezon klasik që fillon në shtator-tetor. Më duket shumë interesante. Që tani ndihem shumë energjike dhe mezi po e pres këtë sezon. Fakti që jemi live na ndihmon më shumë që të mos pendohemi për gjërat që themi“, shprehet Rudina Dembacaj.

Besoj se jemi një pesëshe bombë. Goca dhe Gra do të mbërthejë sërish pas ekranit publikut dhe do të surprizojë sepse besoj se e gjithë energjia që kemi me njëra-tjetrën është e mirë, pozitive dhe për të ngacmuar publikun“, thotë Gerta Gixhari.

Intervista ekskluzive dhe të ftuar në studio që me rrëfimet e tyre do të mbërthejnë pas ekranit publikut… Teksa do të trajtojnë tema pikante, vetë moderatoret do të rrëfejnë eksperienca dhe përjetime personale.

Jam komplet pa filtra këtu, nuk e di a është vendi apo njerëzit… por do të kem mundësi të tregoj dhe anën tjetër të vetes, mendimet, argumentet mbi të gjitha temat që do paraqiten“, thotë ish-banorja e “Big Brother VIP”, Loredana Brati.

Do doja të bëja një nga ritualet e mia me hënën e re ose me hënën e plotë, të mblidhemi mr vajzat që të flasim çfarë duam të heqim nga vetja, vese ose halle. Dua të bëj dhe një ritual tjetër me ujin, një teknikë që shëron shumë“, zbulon Kleoniki Deijorgji.

Gocat dhe Gratë ju ftojnë sonte në një takim të ngrohtë e plot të papritura, në orën 21:00, drejtpërdrejt në Top Channel.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta