
Sali Berisha pretendon se votat e diasporës janë manipuluar, dhe për këtë kreu i PD thotë se ka prova.
Nga konferenca me gazetarët, Berisha u shpreh se ‘faktori ndërkombëtar do të qëndrojë i palëkundur në anën e votës së lirë të shqiptarëve’.
“Absolutisht kam bindjen më të thellë, se faktori ndërkombëtar do të qëndrojë i palëkundur në anën e votës së lirë të shqiptarëve.
Janë shumë të paktën ata që për hir të karriges së Edi Ramës, do të pranonin të sakrifikonin të drejtën e votës së lirë të shqiptarëve. Ne do të dokumentojmë çdo blerje, çdo dhunim të hapur, publik dhe të fshehur të ligjeve të vendit.
Zgjedhjet ishin farsa elektorale më e shëmtuar e 34 viteve në Shqipëri. Kjo është e vërteta…
Partia Demokratike do të angazhohet si në lëvizje të fuqishme të fuqishme brenda vendit, por dhe në dialog intensiv dhe takime intensive me organizatat ndërkombëtare dhe vendet partnere mike, për të vërtetuar të gjithë shëmtinë e farsës elektorale të datës 11 maj 2025.Unë e thashë këtë, ato janë që të gjitha rezultate të fabrikuara në mënyrën më të turpshme, më të paimagjinueshme.
Por ato do të marrin ndëshkimin ndërkombëtar. Beteja është e hapur në të gjitha frontet. Garantoj që shpejt do të jetë dita, kur ambasadat e narkodiktatorit do rrethohen në të gjitha kryeqytetet e vendit, nga populli që iu shkelmua vota.
E ky është vetëm një hap. Pra, Edi Rama ka shpalosur armiqësinë më të egër ndaj lirisë dhe votës së lirë të shqiptarëve. Unë kam bindjen më të thellë se këtë mandat nuk do ta gëzojë dhe se, ai do të përgjigjet do të përgjigjet deri më një, për këtë masakër elektorale, batërdi elektorale që kreu, për këtë farsë të turpshme elektorale që bëri haptas, pa asnjë kufizim”-u shpreh Berisha.
Top Channel