Incidenti me Gjestin, Jozi rrëfehet për “Goca dhe Gra”: Ishte shpërthim emocional! Ja çfarë më tha familja

17/05/2025 21:47

Jozefin Marku ishte i ftuar në “Goca dhe Gra”, ku u rrëfye pas incidentit me Gjestin gjatë ‘prime’ të Big Brother Albania Vip 4.

Ai u shpreh se ishte një shpërthim emocional dhe i pa paramenduar.

Këngëtari rrëfeu dhe ndjesinë që përjetoi teksa u shoqërua nga policia, ku tha se nuk donte të shoqërohej me pranga.

Pjesë nga intervista:

Egla Ceno: E kisha planifikuar apo ishte moment spontan?

Jozefin Marku: Ndihem mirë që sonte jam pranë publikut, ishte një shpërthim emocionesh, moment aspak i paramenduar.

Egla Ceno: Çfarë të shtyu?

Jozefin Marku: Ka një limit çdo gjë. Për mua loja mbaroi. Meritoja të dilja thjeshtë si njeri. Të përshëndetesha me banorët siç duhej, jo me u mundu sa më nxjerr sa më keq. Duke më prekur atje ku nuk e meritoj, ishte një shpërthim emocionesh.

Mesazhi im është që.. deri në atë moment kam duruar shumë. Kam qenë njeriu që kam duruar më shumë. Në shtëpinë e BBV ka shumë kamera, dhe patjetër ishte një provokim.

Egla Ceno: Të duket vetja më burrë tani?

Jozefin Marku: Është një veprim që nuk më bën krenar dhe ndjej keqardhje për këdo që është ndjerë keq në këtë situatë.

Egla Ceno: Çfarë tha familja?

Jozefin Marku: E kanë përjetuar shumë keq, në mënyrën më të keqe. ‘Çfarë të shtyu?’. E kanë përjetuar keq.

Egla Ceno: Nuk ishe shoqëruar më para nga policia me pranga?

Jozefin Marku: Ishte e hera e parë.

Rudina Dembacaj: Herë tjetër të kanë marrë prej dore?!

Jozefin Marku:: Nuk ishte aspak e lehtë. Loja mbaroi. E ndjeva veten shumë keq.

Rudina Dembacaj: Nga kush pretendoje më shumë mirëkuptim?

Jozefin Marku: Nga policia. Nuk doja të shoqërohesha me pranga.

Kleoniki Delijorgji: Ishte abuziv, normal me pranga do shoqërohesh.

Jozefin Marku: Ky veprim nuk më bën krenar. Ndjej keqardhje për secilin që e ka përjetuar keq.

Egla Ceno: S’jemi për mua këtu, jemi për ty. Arroganca jote ‘on top’.

 

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta