12 vitet krah Edi Ramës kryeministër, rrëfimi i Linda Ramës në forum: Mundësi e shkëlqyer për të kontribuar për vendin, por më duhej të ruaja identitetin tim personal

17/05/2025 13:52

Bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama, Linda Rama, aktiviste për të drejtat e njeriut, ka dhënë një rrëfim për jetën personale dhe profesionale në një panel në Forumin Ndërkombëtar të Investimeve, që po mbahet në Tiranë.

Sipas saj, ishte sfidë për të dy teksa kishin rol të rëndësishëm në drejtimin e politikave publike.

“Të jesh krah Edit këto 12 vite, ka qenë një mundësi e shkëlqyer për të kontribuar nga ana ime në një moment historik dhe mjaft të rëndësishëm për vendin tim, Shqipërinë. Sa i takon profilit, e gjitha jeta ime është fokusuar në politikat publike dhe çështjet e zhvillimit, për rrjedhojë shumë e ndjeshme ndaj grupeve vulnerabël dhe kam qenë avokate e të drejtave të grave dhe të njeriut. Në një moment të caktuar, përfundova të isha dikush që ishte aktiviste për të drejtat e njeriut në të njëjtën çati me personin që i ishte besuar drejtimi i politikave dhe i ndryshimit të jetëve të njerëzve. Ishte sfidë për të dy ne. Kuptova pastaj, qysh në fillim që sapo bëhesh bashkëshortja e dikujt që zgjidhet, rreziku është që menjëherë pas kësaj, njerëzit të shohin vetëm si bashkëshorten e kryeministrit”.

Tregoi se çfarë do të thotë të jesh bashkëshortja e një politikani si Edi Rama i cili jo vetëm sfidon rivalët por sfidën më të madhe e ka me objektivat që i vendos vetes.

“Në fillim, mendoja se do t’i shtoja një dimension tjetër profilit tim, por më pas kuptova që më duhej të ruaja identitetin tim personal. Ishte e vështirë të tejkaloja skepticizmin e njerëzve, u thosha do të je i njëjti person si më parë, por ishte e vështirë për ta ta besonin. Unë nuk kam pasur një dado, gatuaja vetë. Për njerëzit ishte e vështirë ta besonin”.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta