
Nëse nuk e dashuron Top Channel sa Arlindi, atëherë nuk e njeh këtë televizion. Arlindi është 11 vjeç.
Ai ka lindur një fëmijë i veçantë e çdo ditë e më shumë mahnit prindërit me dhuntitë e tij, më e madhja prej të cilave pasioni për Top Channel. 11 vjeçari nga Elbasani është i aftë të tregojë historinë e Top Channel në detaje e vite edhe përtej moshës së tij.
“Top Channel ka 6 spiker, të rinjtë janë Juli Xhokaxhi, Doris Sallaku e Ardi Pulaj. Të vjetrit janë Monika Stafa, Genta Popa dje Ilir Paço. Zotëria është simpatik në lajme. Më pëlqen edicioni me dy spikerë, është trashëgimi nga i madhi Dritan Hoxha”.
Arlindi ëndërron të vizitojë ambientet e Top Channel dhe të takojë të preferuarit e tij Monika Stafa dhe Ilir Paço.
“Dëshira ime më e madhe është të vizitoj ambientet e Top Channel, Top Albania Radio, Melody TV, Top Gold Radio etj”.
Top Channel