
Presidenti francez Emanuel Macron e nisi fjalën në Samitin e komunitetit politik në Tiranë duke uruar kryeministrin Edi Rama për fitoren në zgjedhjet e 11 majit.
Emanuel Macron: Faleminderit Edi që na ke mikpritur me rastin e këtij samiti dhe urime për rezultatin e zgjedhjeve vërtet edhe për këtë rrugëtim europian dhe besim që shpreh te Europa. Faleminderit për mikpritjen që na kujton që pas ëndrrës europiane është edhe rrugëtimi që kemi bërë. Jemi në kohëra që jetët e vendeve tona dhe situata e kontinentit tonë i sjell seriozitet këtij takimi. Mbledhja me të gjithë krerët e shteteve, na jep shansin që të përballemi me sfida dhe ta bëjmë këtë së bashku duke pasur parasysh rrezikun e ndasisë që na kërcënon.
Pikë së pari është lufta në Ukrainë, Zelensky e di se jemi pranë tij, kemi krijuar koalicione, është shumë e rëndësishme të mbështetet Ukraina dhe armëpushimi. Rusia nuk e do këtë armëpushim, por duhet t’i kthehet diskutimeve, duhet të këmbëngulim që të sigurojmë një paqe në Ukrainë. Unë shpresoj që do ketë një traktat paqeje mes Armenisë dhe Azerbajxhanit. Duhet të ecim përpara, duhet mbështetur Moldavia dhe duhet mbrojtur në raport me zgjedhjet e ardhshme. Kjo ka të bëjë me kordinimin mes nesh.
Edhe në Gaza është i nevojshëm armëpushimi. Të gjithë i kanë sytë me ne, na duhet paqe dhe diplomaci, kjo është e vështirë për të ndërtuar një përgjigje të përbashkët. Na duhet një shtyllë e fortë dhe duhet të veprojmë së bashku.
Top Channel