
Teksa citoi kanunin “shtëpia e shqiptarit është e mikut dhe e Zotit”, kryeministri Edi Rama ftoi liderët europianë për drekë pas sesionit të parë Komunitetit Politik Europian.
Rama tha se ‘zakonisht dreka nuk është falas, por në Shqipëri është e kundërta, pasi në çfarëdo cilësie, do të jenë të mikpritur’.
“Në Kanunin tonë të shkruar kohë më parë, ka një kapitull për mikpritjen. Fillon me një citim që thotë se shtëpia e shqiptarit i përket Zotit dhe mikut. Dhe kjo fjali është vërtetë e thellë. Është origjinë e faktit që ne mbaruam, arritëm në fund të Luftës së Dytë Botërore si vendi që në atë moment kishte më shumë hebrenj se në fillim. Erdhën si miq që u mbrojtën, që shqiptarët i mbrojtën me jetën e tyre.
Por ndër të gjitha këto gjëra që bëjmë për miqtë, kemi të rëndësishme t’u japim ushqim të mirë. Kështu që për këtë arsye, pavarësisht se thuhet se dreka asnjëherë nuk është falas, sot do ta shikoni se është e kundërta sesa herë të vini në Shqipëri në çfarëdo lloj cilësie, do të jeni gjithmonë të mirëpritur”, u shpreh Rama.
Top Channel