Sanksione gazit rus! Von der Leyen nga Tirana: Putin nuk e ndoqi armëpushimin, do ushtrojmë trysni ndaj tij!

16/05/2025 11:11

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen tha se sanksione të reja ndaj gazsjellësit rus Nord Stream 1 dhe Nord Stream 2 do të vendosen si përgjigje ndaj shkeljeve të armëpushimit nga presidenti Vladimir Putin.

“Putin bëri thirrje për armëpushim, asnjë nuk e ndoqi. Presidentit Putin ofroi që Rusia dhe Ukraina të takohen në Turq. Zelensky ishte gati të takohej, por Putin nuk u duk. Ndaj po punojmë për një paketë tjetër sanksionesh, do të aplikojmë sanksione te Nord Stream 1 dhe 2. Ne duam paqe dhe do të ushtrojmë trysni derisa Putin ta bëjë këtë gjë”, tha von der Leyen.

Edhe liderët e tjerë europianë, teksa folën për mediat që janë të pranishme në Tiranë për të ndjekur Samitin e Komunitetit Politik Europian, paralajmëruan sanksione të reja ndaj Rusisë.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta