
Gjatë fjalës së tij në Samitin e Komunitetit Politik Europian, kryeministri Edi Rama e vuri theksin te rëndësia që BE-ja të jetë e bashkuar.
Rama tha se Europa po përballet me forca që kërcënojë themelet e saj, dhe kjo duhet t’i kujtojnë unionit sesa i rëndësishëm është bashkëpunimi për të arritur paqe. ‘Bashkëpunimi nuk ka humbës’-tha Rama.
“Ëndrra e paqes së përhershëm është zëvendësuar nga makthi i luftës. Përballemi me forca që kërcënojnë themelet e Europës. Besoj se nuk ka moment më të mirë sesa për të na kujtuar, ndërkohë që kemi menduar për europën e qëndresës, nuk duhet të harrojmë Europën tjetër për një paqe jo vetëm mes vetes, por edhe me armiqtë tanë.
Kjo Evropë i dha jetë projektit më të pangjashëm në historinë njerëzore, BE na mësoi që edhe ish armiqtë mund të bëheshin bakë. Lumenjtë e gjakut u kthyen në rrugë paqeje. Ishte Europa që na mësoi që në mes të konflikteve më të tmerrshme duhet të kemi besim te humanizmi. Këtu në Ballkan i kemi mbijetuar luftës, shkatërrimit e rrënimit, ka ndodhur gjatë jetës sonë, e kemi mësuar se paqja nuk ka konkurrentë. I kemi mbijetuar kolapsit ekonomik dhe kemi mësuar se bashkëpunimi nuk ka humbës”-u shpreh Rama.
Top Channel