
Samiti i gjashtë i Komunitetit Politik Europian nis sot në Tiranë, situatë e cila ka sjellë bllokimin e disa akseve në Tiranë.
Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, veçanërisht Policia Rrugore e Tiranës, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë këtij aktiviteti ndërkombëtar, ka hartuar dhe po zbaton një plan masash që përfshin kufizime në lëvizje, gjatë ditës së sotme dhe ditës së nesërme, si më poshtë:
📌 Nga ora 06:00 deri në orën 18:00 të datës 16.05.2025, do të jetë i paaksesueshëm nga këmbësorë dhe mjete, i gjithë perimetri i sheshit “Skënderbej”, konkretisht: Nga kryqëzimi me bulevardin “Zhan d’Ark” deri në kryqëzimin e rrugës “Myslym Shyri”, segmenti i rrugës “Myslym Shyri” nga kryqëzimi me rrugën “Ibrahim Rrugova” deri në kryqëzimin me bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, rruga “Ibrahim Rrugova” nga kryqëzimi me rrugën “Myslym Shyri” deri në kryqëzimin me Rrugën e Kavajës, rruga “Ded Gjo Luli”, rruga “Urani Pano” në vazhdim te Rruga e Barrikadave deri në kryqëzimin me rrugën “George W. Bush” dhe bulevardi “Zogu I” deri tek kryqëzimi i rrugës “Fortuzi”,-Ministria e Drejtesisë.
📌 Më datë 15.05.2025, nga ora 08:00 deri në orën 24:00, do të ketë bllokim të plotë të lëvizjes së automjeteve, në intervalin kohor të lëvizjes së delegacioneve në akset rrugore: “Aeroporti “Nënë Tereza” Rinas – Hyrja te autostrada e re “Thumanë-Kashar” – Autostrada “Durrës-Tiranë” – Mbikalimi i Kasharit – Kryqëzimi tek ish-sheshi “Shqiponja” – Unaza e Re/krahu i Astirit – Kryqëzimi te “Pallati me shigjeta” – Rrethrrotullimi i Saukut të Vjetër – Rruga e Elbasanit – Hotel “Plaza” – Rruga “George W. Bush” – Rruga “28 Nëntori” – Rruga e Dibrës – Rruga “Urani Pano”- Sheshi “Skënderbej” (vendi i aktivitetit).”
📌Më datë 16.05.2025, nga ora 06:30 deri në orën 11:30, do të ketë bllokim të plotë të lëvizjes së automjeteve në aksin rrugor: “Aeroporti “Nënë Tereza” Rinas – hyrja e autostradës së re “Thumanë – Kashar”, Autostrada “Durrës-Tiranë-Durrës” – Mbikalimi i Kasharit – Kryqëzimi tek ish-sheshi “Shqiponja” – Unaza e Re/krahu i Astirit – Kryqëzimi te “Pallati me shigjeta” – Rrethrrotullimi i Saukut të Vjetër – Rruga e Elbasanit – Hotel “Plaza” – Rruga “George W. Bush” – Rruga “28 Nëntori” – Rruga e Dibrës – Rruga “Urani Pano” – Sheshi “Skënderbej” (vendi i aktivitetit).”
📌Më datë 16.05.2025 nga ora 13:00 deri në orën 18:00, do të ketë bllokim të plotë të lëvizjes së automjeteve në akset rrugore: “Sheshi “Skënderbej” – Rruga George W. Bush” – Rruga e Elbasanit – Rrethrrotullimi i Saukut të Vjetër – Unaza e Re/krahu i Astirit – Autostrada “Tiranë-Durrës” – Autostrada e re “Thumanë-Kashar” – Aeroporti “Nënë Tereza ”Rinas.”
📍Rrugëkalimet do të jenë të bllokuara në të dyja krahët, në momentin e kalimit të delegacioneve.
📌Në datat 15.05.2025 dhe 16.05.2025 do jenë të paaksesueshme parkimet publike/private:
o Në Rinas, 2 parkimet tek zona VIP dhe 2 parkimet private përballë zonës VIP;
o Në Tiranë, parkimet nëntokësore te sheshi “Skenderbej”, Hotel “Plaza”, Hotel “Tirana”, Godina “Torre Drini”, Qendra Tregtare “Toptani” dhe Kulla “Green Tower”.
Nisur nga kufizimet, këshillojmë evitimin e lëvizjes me mjete private, në drejtim të aeroportit “Nënë Tereza”.
📌Do të ketë kufizime të qarkullimit në zonat përreth vendeve ku zhvillohen aktivitetet e samitit. Në datat 15.05.2025 dhe 16.05.2025, do të ketë kufizim të përkohshëm të lëvizjeve të automjeteve në akset rrugore:
1. Hotel “MAK Albania” – Stadiumi “Air Albania” – Rruga “Dervish Hima” – Rruga e Elbasanit – Rruga “George W. Bush” – Rruga “28 Nëntori” – Rruga e Dibrës – Rruga “Urani Pano” – vendi i aktivitetit;
2. Hotel “Marriot” – Rruga “Dervish Hima”- Rruga e Elbasanit- Rruga “George W. Bush”-Rruga “28 Nëntori”- Rruga e Dibrës- Rruga “Urani Pano”- vendi i aktivitetit;
3. Hotel “Rogner” – Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” – Rruga “Gjergj Filipi” – Rruga “Dervish Hima”, – Rruga “George W. Bush” – Rruga “28 Nëntori” – Rruga e Dibrës, Rruga “Urani Pano”- vendi i aktivitetit;
4. Hotel “Plaza” – Rruga “George W. Bush” – Rruga “28 Nëntori”- Rruga e Dibrës – Rruga “Urani Pano”- vendi i aktivitetit, Hotel Tirana Internacional në aktivitet;
5. Hotel “Xheko Imperial” – Rruga “Ibrahim Rugova”, Rruga “Lek Dukagjini” – Rruga “Dervish Hima”, Rruga e Elbasanit – Rruga “George W. Bush” – Rruga “28 Nëntori” – Rruga e Dibrës -Rruga “Urani Pano” – vendi i aktivitetit;
6. Hotel “Radison” – Rruga “Hamdi Garunja” – Rruga e “Ullishtes” – Rruga e liqenit të thatë-Unazë e Madhe-Sauk- Rruga e Elbasanit-Rruga “George W. Bush”-Rruga “28 Nëntori”-Rruga e Dibrës-Rruga “Urani Pano” – Sheshi “Skënderbej” (vendi i aktivitetit);
7. Hotel “Hilton” – Bulevardi ”Gjergj Fishta”-Rruga e Kavajës- Unaza e Madhe-Sauk- Rruga e Elbasanit-Rruga “George W. Bush”-Rruga “28 Nëntori”-Rruga e Dibrës-Rruga “Urani Pano”-aktivitet;
8. Hotel “Ark Boutique” – Rruga “Ibrahim Rugova” – Rruga “Abdyl Frashëri”-Rruga “Gjergj Filipi”-Rruga “Dervish Hima”,Rruga e Elbasanit-Rruga “George W. Bush” – Rruga “28 Nëntori”-Rruga e Dibrës-Rruga “Urani Pano” – Sheshi “Skënderbej” (vendi i aktivitetit);
9. Hotel “Diplomat 1” – Rruga “Sulejman Delvina”-Rruga “Abdyl Frashëri”-Rruga “Gjergj Filipi”- Rruga “Dervish Hima”, Rruga e Elbasanit-Rruga “George W. Bush”-Rruga “28 Nëntori”-Rruga e Dibrës-Rruga “Urani Pano” – Sheshi “Skënderbej” (vendi i aktivitetit);
10. Hotel “Holiday In”, Rinas – Mbikalimi në Qafë Kashar – Autostrada Tiranë-Durrës -Mbikalimi i Kasharit- kryqëzimi tek ish-sheshi “Shqiponja”-Unaza e re/krahu i Astirit-kryqëzimi te “Pallati me shigjeta” – rrethrrotullimi i Saukut të vjetër – Rruga e Elbasanit – Hotel “Plaza” (drejtim i ardhjes nga aeroporti në qytetin e Tiranës);
(Kufizimet e mësipërme do të jenë më datë 15.05.2025, sipas orareve të lëvizjeve dhe më datë 16.05.2025, nga ora 08:00 deri në orën 11:00).
11. Më datë 15.05.2025, nga ora 19:00 deri në orën 24:00, do të ketë kufizime të pjesshme në akset: “Rruga e Elbasanit – Rrethrrotullimi i Saukut – Autostradë – Rrethrrotullimi te TEG-u – “Rezervat e Shtetit.”
📍NDALIMI, PUSHIMI DHE QËNDRIMI
o Në datat 15.05.2025 dhe 16.05.2025, gjatë fashës orare 06:00-20:00, ndalohet qëndrimi dhe pushimi i automjeteve, nga rrethrrotullimi te Fakulteti i Ekonomisë – Rruga e Elbasanit – Rruga “George W. Bush” dhe te i gjithë perimetri që është devijuar lëvizja.
📢Ju bëjmë thirrje qytetarëve që të shmangin lëvizjet e panevojshme në zonat e kufizuara dhe të respektojnë udhëzimet e Policisë.
👮🏻👮🏻Për informacion të vazhdueshëm dhe të përditësuar, ju lutemi ndiqni faqen zyrtare të Policisë së Shtetit/Tiranës, ose kontaktoni në numrin 112, për çdo rast nevoje për ndihmë.
Top Channel