“Putin bëri gabim që dërgoi delegacion të nivelit të ulët”/ Nga Tirana, Mark Rutte komenton takimin Ukrainë-Rusi në Stamboll: Topi është në fushën e presidentit rus, por…

16/05/2025 10:22

Nga Tirana ku po mbahet Samiti i Komunitetit Politik Europian, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte foli për takimit që do të mbahet në Stamboll për armëpushimin Ukrainë-Rusi.

Ai e cilësoi të gabuar vendimin e presidentit rus për të dërguar në Stamboll një delegacion të nivelit të ulët, ndërsa tha se delegacioni ukrainas të aftë.

Putin bëri gabim që dërgoi një delegacion të nivelit të ulët. Topi është në fushën e tij, ai duhet të jetë serioz për të gjetur paqe, dhe gjithë trysnia është mbi të. E njoh shumë mirë që kur kam qenë kryeministër i Holandës, bëri gabim që dërgoi delegacion të nivelit të ulët. Ukrainasit kanë dërguar një delegacion mjaft të prirur për të arritur paqen. Jam i lumtur për rolin që ka marrë SHBA për të zhbllokuar situatën”.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta