“Pse duhej pritur Donald Trump për paqen?”/ Rama në konferencën e përbashkët me homologen daneze: Ne ishim përqendruar…

16/05/2025 19:05

Në konferencën e përbashkët me kryeministren e Danimarkës Mette Frederiksen, kryeministri Edi Rama foli për rëndësinë e investimit në sigurinë e Europës.

Rama tha se BE është shembulli ku ‘armiqtë për vdekje u kthyen në aleatë strategjik’ dhe ndaj tha ai, është e rëndësishme të ndërtohet një e ardhme e sigurt bashkëpunimi.

“Europa duhet të bëjë më shumë kur vjen fjala për mbrojtjen e saj dhe kur vjen fjala për të investuar në kapacitetet e saj të vetëmbrojtës. Nga ana tjetër, besoj se kjo është njëra anë e medaljes. Ana tjetër lidhet me emrin e vetë Europës. Europa ka qenë gjithmonë përfaqësuese e disa gjërave që të tjerët i kanë pasur zili, kapaciteti për paqen e pamundur. BE është produkt i një ëndrre fëmijëve.

Armiq për vdekje, u bënë aleatë strategjik, ndaj besoj se na dihet t’i bëjmë të gjitha ato që është folur për mbrojtjen por na duhet të ndërtojmë një të ardhme dhe kjo nënkupton që duhet të punojmë në të dyja drejtimet.

Ka dhe një pikëpyetje, pse duhet pritur Donald Trump dhe të merrte në konsideratë paqen? Sepse ndoshta ishim të përqendruar ndaj një kauze të duhur, por humbëm terren kur vjen fjala për diplomaci. Jemi shumë socialist dhe nuk jemi socialistët më të mirë se fitojmë zgjedhjet, por ky është këndvështrimi”-u shpreh Rama.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta