Gjakderdhje në Meksikë pas vrasjes së “El Mencho”-s/ Ushtria zbret në rrugë, ekstradime masive të trafikantëve të drogës në SHBA 24/02 07:11
Fjalën e tij në Samitin e Komunitetit Politik Europian, kryeministri britanik Keir Starmer e qendërzoi te nevoja për të siguruar një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme në kontinent dhe jo vetëm.
Duhet të bëjmë më shumë për mbrojtjen tonë, tha Starmer.
“Javën e kaluar shpalla një paketë tjetër sanksionesh për flotën hije ruse. Nëse Rusia nuk do të ulet në tryezë bisedimesh, Putin duhet të pranojë çmimin. Rusia po tërheq këmbët zvarrë dhe po luan lojëra. Ky armëpushim është jashtëzakonisht i nevojshëm. Mbretëria e Bashkuar është gati të luajë rolin e vetë dhe kjo nënkupton rritjen e shpenzimeve për mbrojtjen, duke arritur në 2.8 deri në 2027”.
Është koha të punojmë së bashku, theksoi ai.
Top Channel