
16/05 20:20
Kryeministrja italiane, Georgia Meloni uroi sërish kryeministrin Edi Rama për fitoren në zgjedhjet parlamentare.
Ajo u shpreh se është e kënaqur që Evropa do të mund të mbështet tek këmbëngulja dhe vendosmëria e tij.
“Dua të uroj Edi edhe për rizgjedhjen e tij tërësisht të papritur si udhëheqës i qeverisë së Shqipërisë, jam e kënaqur që Evropa do të mund të mbështet tek këmbëngulja dhe vendosmëria e tij”, tha Meloni.
“Do të vijojmë të qëndrojmë krah Ukrainës, do të bëjmë të pamundurën që lufta të marrë fund menjëherë. Qëndresa e Ukrainës na kujton se çfarë është vërtet Evropa. Ajo që ndodhi dje mund të jetë një hap pas, por ne jemi të gatshëm të bëjmë gjithçka”, u shpreh më tej Meloni.
Top Channel