
Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ishte i ftuar në “Shqipëria Live”, ku foli për zgjedhjet e 11 majit.
Ai u pyet nga moderatorja Sidorela Gjoni nëse ka marrë mesazh urimi nga kryeministri Edi Rama, ku tha se nuk ka shkëmbyer mesazhe me kreun e qeverisë. “As më ka çuar SMS dhe as i kam çuar”, tha konkretisht socialisti, i cili siguroi një tjetër mandat deputeti.
Më tej ai tha se kryeministri Rama është shumë i zënë.
“As më ka çuar as i kam çuar SMS. Është shumë i zënë, thotë Shqipëria është qendra e botës. S’kam dashur ta bezdis fare. Dhe problematikat për fazën e numërimit, nuk i kam shkruar. Në njësinë time ka pasur më shumë njerëz se në çdo qendër tjetër. Frika e vetme që kam pasur ishte procesi. Flas për anë procedurale, njerëzit kanë votuar të lirë.“, tha ai.
Ai komentoi dhe videon virale të një numëruesi të PD në qendrën e votimi, për të cilin tha se e çmoi shumë.
“Djemtë e PD që ishin aty, ishin të sjellshëm, nuk krijuan asnjë problem. Ka qenë njësia më e qetë në Tiranë, e takova djalin. Më tha ‘nuk ma merr keq’. I thashë ‘jo fare. Madje e mora vlerësim’. E çmova shumë. Në atë moment numërimi ishte shumë interesant”, shtoi Braçe.
Top Channel