VIDEO/ Përplasje me grushte dhe shqelma mes vëzhguesve dhe numëruesve në Kashar, pezullohet numërimi
15/05/2025 14:29
Numërimi i votave në KZAZ nr 30 në Kashar është pezulluar pas një incidenti.
Dyshohet se një vëzhgues i PS ka goditur me grusht një komisioner.
Në pamjet e mbërritura në redaksinë e Top Channel duken disa numërues dhe vëzhgues që përplasen me grushte dhe shqelma me njëri-tjetrin.
Pas përplasjes, edhe stafi i KQZ është nisur drejt qendrës së numërimit.
Procesi i votimit dhe numërimit përgjithësisht ka qenë i qenë në zgjedhjet parlamentare, ndërsa nuk kanë munguar edhe incidente në disa prej KZAZ-ve.
Top Channel