Përplaset për vdekje këmbësori në aksin rrugor “Plepa-Kavajë”, shoqërohet në komisariat shoferi

15/05/2025 09:50
Foto Ilustruese

Një aksidenti i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor “Plepa-Kavajë”, me pasojë në jetë njerëzish.

Këmbësorja 50-vjeçare ka ndërruar jetë, pasi u përplas nga një makinë.

“Rreth orës 08:40, në aksin rrugor “Plepa-Kavajë”, automjeti me drejtues shtetasin S. P. ka përplasur shtetasen A. M., 50 vjeçe, këmbësore, e cila ka humbur jetën në vendngjarje”, njofton policia.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprimet e mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta