Një supergol dhe një asist, adoleshenti Yamal shpall kampion të Spanjës Barcelonën pas fitores në derbi

15/05/2025 23:29

Barcelona është zyrtarisht kampione e La Ligas për sezonin 2024/25 pas një fitoreje të ngushtë, por të artë në derbin katalanas ndaj Espanyolit.

Sfida përfundoi me rezultatin 0-2 në favor të “blaugranave”, të cilët sigluan titullin pas golit vendimtar të talentit të jashtëzakonshëm Lamine Yamal në minutën e 53-të.

Në një ndeshje të tensionuar dhe me shumë kartonë, ishte pikërisht 17-vjeçari Yamal ai që mori përsipër të zgjidhte fatin e kampionatit, duke i dhënë Barcelonës tre pikët që i duheshin për të siguruar matematikisht titullin.

Espanyoli mbeti me një lojtar më pak nga minuta e 80-të pas kartonit të kuq të drejtpërdrejtë për Leandro Cabrera, ndërsa vendasit tentuan ta shtynin ndeshjen drejt barazimit, por pa sukses.

Fitorja vjen vetëm pak ditë pasi Real Madrid barazoi me Mallorcën, çka i hapi rrugën Barcelonës drejt titullit, i cili kësaj here vjen edhe me nota simbolike: sigurohet në derbi që u përmbyll me një gol të Fermin Lopez në fund pas asistit të Yamal.

Kjo është një tjetër faqe e lavdishme në historinë e Barcelonës, që e mbyll kampionatin me dominim dhe talent të rinj premtues në horizont.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta