
Kryeministri britanik, Keir Starmer ka komentuar edhe komentet denigruese ndaj shqiptarëve në Britaninë e Madhe.
Ai u shpreh se fakti që ai ndodhet për vizitë në Tiranë tregon mendimin e tij për shqiptarët dhe kryeministrin Edi Rama.
Starmer: Fakti që unë jam kryeministri i parë britanik që vjen, duhet të shihet edhe si një deklaratë qëllimi për mënyrën se si e shohim ne Shqipërinë dhe Ramën, s’dua të komentoj deklarata të paraardhësve, por qasja ime nuk është diplomacia me megafon por ajo që ti bën punën e fortë, s’dua të bërtas për problemet, por t’i zgjidh çështjet, e kemi dëshmuar gjatë viteve të shkuara, përfshirë edhe punën e përbashkët me autoritetet ligjzbatuese të kufijve.
Rama: Mallkimi iu kthye dhe tani janë jashtë Parlamentit.
Top Channel