Vota preferenciale në Berat/ PS nxjerr 3 deputetë nga lista e hapur, PD vetëm dy të listës së mbyllur (EMRAT)
15/05/2025 21:30
Vota preferenciale në Berat ka konfirmuar mandatin për, Hysen Buzalin, Fadil Nasufin nga Partia Socialiste si dhe Hatixhe Konomin, e cila përfiton nga kuotat gjinore.
Sipas të dhënave zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve janë numëruar 275/275 kuti për votat preferenciale.
Në këtë qark vetëm socialistët kanë nxjerrë tre deputetë nga lista e hapur, ndërsa PD-ja ka nxjerrë vetëm dy deputetët e listës së mbyllur.
Deputetët e PS
Ervin Demo (listë e mbyllur)
Enriketa Jaho (listë e mbyllur)
1 Hysen Buzali 8209
2 Fadil Nasufi 6327
3 Hatixhe Konomi 3372
Deputetët e PD
Eno Bozdo (listë e mbyllur)
Zija Ismaili (listë e mbyllur)
Top Channel